Si u votua në Komunën e Kamenicës?

Në zgjedhjet e vitit të kaluar për Kryetar Komune të Kamenicës, në garë ishin pesë kandidat, nga pesë parti të ndryshme dhe vendbanime të ndryshme brenda Komunës: Shaip Surdulli (LDK) nga Karaqeva, Begzad Sinani (PDK) nga Kopërnica, Ramadan Basha (AKR) nga Koretini, Lulzim Leci (AAK) nga Tygjeci (dhe Kamenica) dhe Nexhmie Kallaba (LDD) nga Rogana.

Po sa ka ndiku vendbanimi i tyre në përcaktimin e votuesve se për kë do të votojnë? A vendosin votuesit e komunës së Kamenicës që të votojnë për kandidatin “vendas” apo votojnë sipas bindjeve të tyre partiake dhe sipas arsyeshmërisë – cili kandidat është më i aftë për të qeverisur?

Në bazë të një analize të thjeshtë bërë raundit të parë të zgjedhjeve të 15 nëntorit 2007 për Kryetar Komune, del se votuesit votën e tyre e kanë dhënë në bazë të prejardhjes së kandidatit. Në përjashtim të kandidates së LDD, të gjithë kandidatët tjerë për kryetar komune kanë arrit që të marrin shumicën e votave në vendbanimet e tyre. Ajo çfarë ka vendos pastaj se cili nga ta do të shkoj në balotazh, ka qenë suksesi i tyre për të marë sa më shumë vota në vendbanimet tjera. Harta e bashkangjitur tregon në mënyrë vizuale, se cili kandidat është radhitur në vendin e parë sipas votave në një qendër votimi të caktuar.

(Kliko mbi hartë për të parë shënimin me rezulicion më te qartë).

Siç shihet nga kjo hartë, kandidati për Kryetar Komune nga Karaqeva, ka fituar numrin më të madh të votave në Karaqevë në krahasim me kanididatët tjerë. Njëjtë ka ndodhur edhe me kandidatin nga Kopërnica, atë nga Koretini, Kamenica (Tygjeci). Përjashtimi i vetëm mbetet kandidatja nga Rogana, e cila nuk ka arrit që të merr shumicën e votave në asnjë vendvotim. Nga kjo hartë gjithashtu shihet se territoret ku kanë arrit me fitu kandidatët kanë një lidhshmëri territoriale.

Nëse votuesit brenda një komune, vendosin të votojnë për kandidatin më të afërt, ose thënë ndryshe “kojshinë”, si aplikohet kjo tendencë e votuesve për të votuar për më të afërtin në nivel të Kosovës – në zgjedhjet nacionale?

Edhe në nivel të Kosovës, votuesit votojnë ato parti, liderët e së cilave vinë nga ato vendbanime nga janë edhe votuesit. Regjioni i Llapit, voton për LDK, për shkak se kryetari i kësaj partie është nga ky regjion; votuesit nga regjioni i Drenicës votojnë për PDK, për shkak se liderët kryesor të kësaj partia janë nga ky regjion; dhe e njëjta aplikohet edhe për votuesit e rajonit të Dukagjinit. Harta më poshtë pasqyron tendencën e votuesve që të votojnë ato parti që udhëhiqen nga një lider i regjionit të tyre.

(Kliko mbi hartë për të parë shënimin me rezulicion më te qartë).

Fushat e nënvizuara me të verdha janë komunat në të cilat Kryetari i Komunës është nga radhët e PDK, me të kaltra janë komunat e LDK dhe me të gjelbër janë komunat e AAK.

About these ads

5 Përgjigje te Si u votua në Komunën e Kamenicës?

  1. Dardanasi thotë:

    Përshëndetje Agron

    Edhe pse nuk kamë njohuri për ju se kush është Agroni më vjen mirë për iniciativën tënde . Shënimet I paske te sakta sa I përket numrit te votave dhe prejardhjes se kandidateve a thua se është ne modë ten e te jesh I fshatit te kandidohësh për një vend qe nuk jeton dhe te mëresh vota vetëm se nga vendi se ku jeton . Kjo dukuri për mua është shumë katastrofë për komunën e Kamenicës . Ne nuk votojmë drejt me shumë kanë ndikim vendet se nga vijnë kandidatet se sa programet e tyre apo te subjektit politik .
    Qyteti i Kamenicës më disa fshatra përreth nëse do ta ketë në të ardhmen një kandidat ju garantoj se do të dal fitues pavarësisht se si votojnë të tjerët nëse merret për bazë vendqëndrimi i kandidatit.

  2. Avni thotë:

    Vertet analize interesante. Lidhja me lokalitetin per te cilin vjen eshte shume e logjikshme. Qdo kandidate potencial, i arsyeshem para se te vendos per kandidimin me siguri qe ne radh te pare kujdeset qe ta mbeshtet “shtepia”. Por qfar duhet te beje dikush qe vjen prej nje lokaliteti me numer te vogel te votueseve?

    Sidoqoft, ajo qe mu duket me e rendesishme ne kete analize eshte nje lloj konkluzioni qe vetem “shtepia” nuk mjafton qe te fitosh garen. Per te qen i sukseshem ne gare duhet te reflektosh me gjere dhe ndoshta kjo eshte edhe mira e gares dhe demokracise. Prandaj konsideroj qe kete analize, perkuder perpjekjeve te autorit per te mos e zgjat do ta bente me komplete te leshohej per tej asaj qe veq ne nje far menyre eshte e dukshme.

    Nderkaq, per nivelin qendror konsderoj qe analiza nuk mund tejet kaq e thjesht si ne ate lokal…por per kete ndoshta nje here tjeter.

  3. Iliri thotë:

    I nderuar Agron,
    Faleminderit shume për plotësimin e fundit. Tani po besoj se edhe analiza juaj është më komplete.
    Edhe njëherë ju përgëzoj për këtë angazhim tuajin shumë çmuar në të mirë të komunës sonë.

    Respekte nga Iliri

  4. Agroni thotë:

    Tung Ilir,
    Falemnderit per komentin. Per shkak te hapesires se kufizuar ne bllog dhe per mos me u zgjat shume, une u detyrava qe me e kufizu kete analize. Keni te drejte kur thoni se ajo qka ka vendos ne zgjedhje, nuk ka qene vetem se sa nje kandidat ka mar vota ne vendbanimin e tij, po sa ka mar ai vota ne vendbanimet tjera, ose sa te tjeret kane arrit me mar vota ne vendbanimin e ketij te fundit.
    Pasi qe permendet rastin e Ramadan Bashes te AKR, po lidhem edhe une me kete rast. Edhe pse Ramadan Basha ka fitu shumicen e votave ne Koretin, kandidati i PDK ka qene shume afer tij, me vetem 55 vota me pak. Per ta plotesuar kete analize, une po publikoj ne kete koment edhe statistikat se si kane mare vota pese kandidatet ne keto vendbanime: Koretin, Hogosht, Kamenice, Karaqeve, Rogane dhe Tygjec (vendbanimet e kandidatve per kryetar komune):

    Koretin:
    1. 614 vota – Ramadan Basha (AKR)
    2. 559 vota – Begzad Sinani (PDK)
    3. 156 vota – Shaip Surdulli (LDK)
    4. 117 vota – Lulzim Leci (AAK)
    5. 19 vota – Nexhmije Kallaba (LDD)

    Kamenice:
    1. 1439 – Lulzim Leci (AAK)
    2. 874 – Ramadan Basha (AKR)
    3. 759 – Begzad Sinani (PDK)
    4. 477 – Shaip Surdulli (LDK)
    5. 92 – Nexhmije Kallaba (LDD)

    Kopernicë:
    1. 588 – Begzad Sinani (PDK)
    2. 50 – Lulzim Leci (AAK)
    3. 50 – Shaip Surdulli (LDK)
    4. 17- Ramadan Basha (AKR)
    5. 10 – Nexhmije Kallaba (LDD)

    Karaqevë e Ulet dhe e Eperme:
    1. 742 – Shaip Surdulli (LDK)
    2. 238– Begzad Sinani (PDK)
    3. 90 – Lulzim Leci (AAK)
    4. 81 – Ramadan Basha (AKR)
    5. 42 – Nexhmije Kallaba (LDD)

    Roganë:
    1. 485 – Shaip Surdulli (LDK)
    2. 413 – Begzad Sinani (PDK)
    3. 237–Nexhmije Kallaba (LDD)
    4. 149 – Ramadan Basha (AKR)
    5. 86– Lulzim Leci (AAK)

    Tygjec:
    1. 122 – Lulzim Leci (AAK)
    2. 38 – Begzad Sinani (PDK)
    3. 21 – Ramadan Basha (AKR)
    4. 7 – Shaip Surdulli (LDK)
    5. 1 – Nexhmije Kallaba (LDD)

    Edhe nje here falemnderit per komentin dhe shpresoj te kem dhane nje pasqyre me te qarte tani.

  5. Iliri thotë:

    Unë mendoj se analiza juaj nuk është shumë e saktë. Ndoshta do të ishte mire që këtë ta analizoni edhe me shifra, pra sipas votave që kanë marr kandidatët në zgjedhjet e 15 Nëntorit. Nëse votimi është bërë sipas prejardhjes së kandidatit, kjo nuk ka ndodhë me kandidatin e AKR (Ramadan Basha në Koretin ka pasur një diferencë fare të vogël në krahasim me kandidatin e PDK) dhe me kandidaten e LDD. Fundja pikërisht që nuk ka ndodhë kështu kandidati i AKR (Ramadan Basha) nuk u fut në balotazh. Ju sugjeroj që ta ilustroni këtë gjë edhe me shifra.

    Respekt dhe shumë suksese.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: