Harta e re e Komunës së Kamenicës

Kamenica tani është më e vogël për nga territori dhe numri i popullsisë. Sa i përket territorit, Komuna e Kamenicës deri në fund të 2009 ka qenë njëra ndër komunat më të mëdha. Në krahasim me komunat tjera, Kamenica me 523 km/2 është radhitur e 6-ta, pas Leposaviqit, Prizrenit, Podujevës, Pejës dhe Prishtinës. Kurse sa i përket numrit të fshatrave, Kamenica me 76 fshatra është radhitur e dyta pas Gjakovës (84 fshatra).

(Kliko mbi hartë për të parë postimin në rezolucion më të madh)

Tani, pas decentralizimit, Komunës së Kamenicës i janë ndarë 18 vendbanime, të cilat do ti bashkohen komunës së re të Ranillugut dhe Komunës së Novobërdës. Pas decentralizimit, harta e re e Komunës së Kamenicës do të duket kështu:

(Kliko mbi hartë për të parë postimin në rezolucion më të madh)

Siç shihet nga kjo hartë, fshati Petrovc do të jetë i shkëputur territorialisht nga pjesa tjetër e Komunës së Kamenicës, por edhe më tej do të jetë nën administrim të Kamenicës.

Kurse, harta e komunës së sapoformuar të Ranillugut do të duket kështu:

(Kliko mbi hartë për të parë postimin në rezolucion më të madh)

Mirëpo, ende nuk janë qartësuar kufijtë administrativ komunal në mes të këtyre dy komunave. Komuna e Vitisë dhe Komuna e re e Kllokotit janë duke u përballur me probleme të shumta sa i përket ndarjes së territorit dhe përgjegjësive. Edhe në mes të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Ranillugut kanë filluar që të shfaqen problemet e para. Siç informon Radio Premiera, dhënia e lejes nga Drejtoria për Urbanizëm për ndërtim në territorin e Komunës së Ranillugut, ka hapur konflikt në mes këtyre dy komunave. Për mendimin tim, ky nuk do të jetë konflikti i parë dhe i fundit në mes këtyre dy komunave. Në një intervsitë gjatë fushatës zgjedhore, kryetari tanimë i zgjedhur i Komunës së Ranillugut ishte shprehur i shqetësuar për faktin se serbët po i shesin tokat e tyre shqiptarëve në aksin rrugor Gjilan – Bujanovc, dhe se nëse zgjidhet Kryetar i Komunës së Ranillugut, ai do të përpiqet të bind serbët që mos të shesin tokat e tyre. Mbetet të shihet se si do të trajtojë kërkesat për marjen e lejes së ndërtimit Komuna e re e Ranillugut.

Gjatë procesit të vendosjes rreth decentralizimit, që është përfshirë në Pakon e Ahtisaarit, Komuna e Kamenicës nuk është pyetur, dhe në anën tjetër as vetë Komuna nuk ka treguar interes për këtë çështje. Në 2006, me ftesë të Kryetarit të Komunës z.Shaip Surdulli, dy anëtarët e delegacionit të Kosovës në bisedimet e Vjenës z.Lutfi Haziri dhe z.Ylber Hysa, u paraqitën në debat me anëtarët e Kuvendit Komunal lidhur me decentralizimin në Komunën e Kamenicës. Atë kohë kam pas rastin që këtë takim mes negociatorve kosovar dhe anëtarëve të KK ta përcjell për së afërmi. Asnjë nga anëtarët e KK të Kamenicës dhe as Kryetari i Komunës nuk kishin kundërshtuar procesin e decentralizimit dhe ndarjen e territorit të komunës. Madje anëtarët e KK në 2006, u ndjenë të relaksuar kur morën garanca nga Lutfi Haziri dhe Ylber Hysa, se ndarja e komunës nuk do të ndodhte në atë mandat (2002-2007).

Tani pas katër viteve nga ajo seancë e KK, shumica e anëtarëve të KK ishin pjesë edhe e KK në 2006, dhe tani ju duhet të votojnë për Statutin e ri të Komunës me minus 18 vendbanime.

About these ads

3 Përgjigje te Harta e re e Komunës së Kamenicës

  1. Agroni thotë:

    Petrovci ka mbete i ndame territorialisht dhe nuk mund te kujtoj ndonje rast te tille te ngjashem qe nje pjese e komunes eshte e ndare territorialisht nga pjesa tjeter. Qytetaret e Petrovcit edhe me tutje e kane me afer Kamenicen se sa Gjilanin. Deri me 2007 ata edhe kane votu ne Topanice. Por ne anen tjeter, banoret e ketij vendbanimi me shume jane te lidhur me Gjilan, si per kontrolle shendetesore ashtu edhe per shkollim. Me miratimin e nje Ligji per referendum lokal, eshte mire qe banorve te ketij lokaliteti ti jepet mundesia qe te shprehen se me cilen komune deshirojne te jene pjese.

  2. Petriti thotë:

    pasi qe Komunes i jane largu 18 vendbanime, une kisha thane qe edhe Petritin (Petrovcin) me e lan me shku me Gilan. Kane mete si shkput dhe ju duhet me kalu naper nje tjeter komune per me ardh te komuna e tire. Une tash e vrejta sa shkput qenka Petrovce prej pjeses tjeter te komunes. Ju prshndes.

  3. Artan thotë:

    Ne vit dhe gjilan ka pas protesta kunder decentralizimit, kurse ne kamenice askush nuk ka leviz nga vendi. shpresoj qe qytetaret te mos e psojne nga kto leshime te politikanve. po si duket pikerisht qyetetaret do ta psojne, ngase nuk do te mund te blejne toka dhe te ndertojne ne nje pjese qe ka qene pjese e Dardanes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: