Letërnjoftimi i Komunës së Kamenicës

Gjatë fushatës zgjedhore, kur kandidatët për kryetar komune dhe asamble komunale ishin në vlugun e fushatës dhe dhënies së premtimeve, Instituti për Studime të Avancuara GAP publikoi për çdo komunë nga një raport komunal që njëherësh mund të shërbej si letërnjoftim komune. Sipas raportit të këtij instituti për Komunën e Kamenicës, problemet kryesore në këtë komunë janë:

  • Mungesa e investimeve në infrastrukturën e qytetit.
  • Rrjeti i dobët kanalizimit dhe mungesa e tij në shumë pjesë të komunës.
  • Mungesa e ujit të pijes dhe e rrjetit të ujësjellësit.
  • Hapësira shkollore.
  • Prerja e paligjshme e pyjeve
  • Rregulli në administratë.

Në brendi të raportit mund të lexoni një përshkrim të thuktë për të gjitha këto probleme. Gjithashtu ky raport përmban edhe të dhëna tjera interesante, si: sa janë përmbushur premtimet e dhëna para dy vitesh për komunën e Kamenicës, si ka shkuar procesi zgjedhor në këtë komunë që nga zgjedhjet e para të vitit 2000, sa është përmbajtësore faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës, etj.

Sipas vlerësimeve të Institutit GAP, të bazuara në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2010-2012 për Komunën e Kamenicës, në tri vitet në vazhdim, komuna e Kamenicës do të ketë në dispozicion 4,404,733 € për investime kapitale.

Mbetet të shihet se si do të mund udhëheqësit e ardhshëm të kësaj komune, të përmbushin të gjitha premtimet e dhëna me këtë buxhet që kanë në dispozicion.

Raporti i plotë i Institutit GAP për Komunën e Kamenicës mund të lexohet duke klikuar në këtë link http://institutigap.org/repository/docs/Kamenica-raporti_komunal.pdf.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: