Raporti i Auditorit për Komunën e Kamenicës për 2008

Në fillim të 2010, Zyra e Auditorit Gjeneral ka publikuar Raportin e Auditimit për Komunën e Kamenicës për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2008. Të gjeturat e auditorit për këtë vit, tregojnë një keqmenaxhim të lartë me paranë publike në këtë komunë. Auditori ka gjetur mos përputhje të mëdha në pasqyrat financiare të komunës, madje mos përputhje deri në 694 mijë euro.

Komuna ka kundërshtuar këto të gjetura. Por “faktet” që ofron komuna për të demantuar të gjeturat e auditorit, janë edhe më skandaloze se sa të gjeturat. Në të dhënat e ofruara nga komuna, janë pasqyruar të gjitha obligimet buxhetore të pashlyera të Komunës së Kamenicës të cilat janë bartur nga 2008 në 2009. Shqetësuese në këto tabela të ofruara nga komunë është numri i madh i drekave zyrtare dhe faturave për karburante. Më poshtë janë shkëputur vetëm të dhënat për borxhet e komunës për dreka zyrtare dhe karburante, edhe atë vetëm për Zyrën e Kryetarit të Komunës.

Data faturës Ofruesi Qëllimi Shuma në €
17.11.2008 Hotel jehona Dreka zyrtare 54.00
11.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 33.00
10.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 40.50
14.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 42.50
13.11.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 66.50
27.11.2008 Hotel jehona Dreka zyrtare 470.00
11.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 26.00
30.11.2008 Mindi Dreka zyrtare 56.00
03.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 19.50
03.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 30.00
18.12.2008 Restorant Arbëri Dreka zyrtare 55.50
17.12.2008 Restorant Ardi Dreka zyrtare 18.00
22.12.2008 Hotel jehona Dreka zyrtare 59.50
26.12.2008 Hotel jehona Dreka zyrtare 19.00
29.12.2008 Hotel jehona Dreka zyrtare 78.00
28.12.2008 Hotel jehona Dreka zyrtare 744.00
13.06.2008 NTP.HALITI Dreka zyrtare 96.00
03.07.2008 NTP.HALITI Dreka zyrtare 192.80
18.08.2008 NTP.HALITI Dreka zyrtare 39.50
30.11.2008
Kosova petrol Karburante për vetur 1169.90
20.09.2005 Lindi Oil Karburante për vetur 457.00
20.09.2005 Lindi Oil Karburante për vetur 118.45
20.09.2005 Lindi Oil Karburante për vetur 317.70
15.12.2008 Kosova petrol Karburante për vetur 1304.85
17.12.2008 Kosova petrol Karburante për vetur 979.06

Raportet e Auditorit Gjeneral për Komunën e Kamenicës:

Një Përgjigje te Raporti i Auditorit për Komunën e Kamenicës për 2008

  1. Shabani thotë:

    Pse nuk po qelen kto raportet e 2005 dhe 2006? E 2009 kur del? Se bash jam i interesum me pa a kan hanger ma shume ne 2008 a ne 2009. Veq edhe ky kryetari tash i ri e i vjeter edhe ky kish honger boll ne 2007.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: