Rezultatet e Zgjedhjeve të balotazhit

Në raundin e dytë zgjedhor për kryetar të komunës së Kamenicës të mbajtur të dielën më 13 dhjetor, kandidati i LDK z.Shaip Surdulli, njëherësh edhe ish kryetar komune në dy mandate (2000-2002 dhe 2002-2007) arriti që të përmbys rezultatin e votimeve në raundin e parë dhe mundi kundër kandidatin nga radhët e PDK z.Begzad Sinani, kryetarin aktual të komunës. Në këtë raund Shaip Surdulli fitoi 7,218 vota apo 53% të votave, kurse Begzad Sinani fitoi 6,400 vota apo 47%. Të ju rikujtojmë edhe një herë se në raundin e parë të votimeve, Begzad Sinani kishte epërsi ndaj Shaip Surdullit me 1,796.

Përmbysja e rezultatit tregon se kandidati i LDK ishte më i pëlqyeshëm për votuesit e partive tjera të cilët nuk arritën që të kalojnë raundin e parë.

Përmbysja e rezultatin në raundin e dytë ka ndodhur në raste të rralla në votimet për kryetar komune. Në vitin 2007, kandidati i LDK për kryetar të komunës së Kastriotit z.Baki Kelani arriti që të përmbys rezultatin e kandidatit të PDK z.Haki Mjeku, i cili në raundin e parë kishte marrë më shumë vota se sa kundër kandidati. Edhe dy vite më vonë, po në këtë komunë, Haki Mjeku i PDK kishte epërsi në raundin e parë ndaj kandidatit të LDK, mirëpo në raundin e dytë u përmbys rezultati. Rasti i tretë ishte në Viti, kur kandidati i PDK arriti që të përmbys rezultatin në raundin e dytë kundrejt kandidatit të LDD, i cili në raundin e parë ishte në epërsi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: