A është administrata komunale e Kamenicës e stërngarkuar me personel?

Sipas statistikave të Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, në mars të 2009 Komuna e Kamenicës ka të punësuar 177 punonjës të rregullt.

Tani ka kaluar një vit që kur këto të dhëna janë bërë publike dhe që nga atëherë ka pasur shumë lëvizje në përbërjen e administratës lokale në Kamenicë. Në prag të zgjedhjeve lokale 2009, partia qeverisëse me komunën kishte rritur numrin e personelit duke pranuar punonjës pa kriter dhe të shumtën e rasteve me kontratë mbi vepër. Koalicioni i ri qeverisës i dalë nga zgjedhjet e fundit, ka larguar nga puna rreth 48 punonjës me arsyetimin se ata janë pranuar pa ndonjë kriter nga qeveria e kaluar lokale. (Për të kuptuar më shumë për të larguarit nga puna klikoni këta tituj të gazetave ditore: “Fshesa e Surdullit”, “Kamenicë: 43 punëtorë të pranuar pa konkurs largohen nga puna”, “Hakmarrje politike”, “Vazhdon fshesa e Surdullit”).

Po, sa punonjës duhet të ketë administrata komunale e Kamenicës?

Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, Vendimi 3/46 (3 dhjetor 2008), Komuna e Kamenicës duhet të ketë 1 shërbyes civil për 620 banorë. Para ndarjes së Komunës së Ranillugut, Kamenica kishte rreth 53,000 banorë. Pas ndarjes, besohet se tani Kamenica ka rreth 47,000 banorë (këto nuk janë të dhëna të sakta. Në këtë përllogaritja bazohem vetëm në numrin e votuesve, ku sipas të dhënave të KQZ, për komunën e re të Ranillugut të drejtë vote kanë 4,745 votues).

Nëse Kamenica ka 47,000 banorë dhe komuna respekton vendimin e Qeverisë sipas të cilit Komuna e Kamenicës duhet të ketë 1 shërbyes civil për 620 banorë, atëherë i bie që administrata komunale e Kamenicës duhet të ketë rreth 80 punonjës.

Andaj, për të përmbushur këtë vendim, Komunës së Kamenicës i duhet që të reformoj administratën në atë mënyrë që numri i punonjësve të mos kaloj mbi 80. Po duke parë zhvillimet në këtë komunë, ku edhe qeveria e re komunale ka filluar pranimin e punonjësve pa ndonjë kriter, si dhe ka deklaruar hapur se do të shpall konkurs për plotësimin e 48 vendeve të lira, pas largimit nga puna të 48 punonjësve, vështirë të besohet se në këtë vit (apo në këtë mandat) do të bëhen këto reforma.

Një Përgjigje te A është administrata komunale e Kamenicës e stërngarkuar me personel?

  1. Dardanasi thotë:

    Jo që është e stërngarkuar po është jo profesionale 80% e punëtorëve të administratës nuk dinë ta përdorin kompjuterin e mos te flas për procedurat e punës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: