A ka nevojë Kamenica për 11 drejtori?

Ekzekutivi i Komunës së Kamenicës tani më përbëhet nga 11 drejtori, 5 më shumë se në mandatin e kaluar. Kamenica është një komunë e vogël për nga numri i popullsisë dhe organizimi. Komuna e Kamenicës ka qenë një ndër komunat më të mëdha për nga territori, e gjashta në Kosovë, por tani me formimin e Komunës së re të Ranillugut, Kamenicës i janë shkëputur 18 vendbanime. Numri i drejtorive nuk duhet të lidhet me numrin e popullsisë apo territorit, ngase fushat që mbulojnë këto drejtori janë esenciale për organizimin e jetës publike si në një komunë me 500,000 banorë ashtu edhe me një komunë me 50,000 banorë; si në një komunë me 900 km/2, po ashtu në një komunë me 50 km/2. Kjo ngase secila komunë duhet të ketë sektor të veçantë që menaxhon fushën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, etj. Mirëpo, sa më i vogël numri i popullsisë dhe territorit, aq më lehtë bëhet organizimi i punës, mbulimi i territorit, vënia e kontrollit dhe bie vëllimi i punës. Andaj, një komunë si Kamenica, do të ishte e nevojshme dhe efektive që të mbante në minimum nivelin e drejtorive.

Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mund të veprojnë si një drejtori e vetme. Drejtori, si niveli më i lartë menaxherial në këtë sektor, do të menaxhonte punën duke zgjedhur përgjegjës profesional nga secila fushë që mbulon. Gjatë gjithë këtyre viteve të funksionimit të Komunës së Kamenicës, aktivitetet kulturore kanë qenë shumë të pakta në këtë komunë. Njëjtë mund të thuhet edhe për aktivitetet rinore dhe sportive. As këtë vit nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Buxheti i komunës për kulturë, rini dhe sport është po në nivel të njëjtë, sikurse në vitet kur arsimi dhe kultura janë përfshirë në një drejtori.

Do të ishte shumë më e nevojshme që Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të vepronin si të ndara. Kjo ngase, shëndetësia primare është po aq e rëndësishme sa edhe arsimi, kurse mirëqenia sociale është më vështirë e menaxhueshme se sa kultura. Tani, me procesin e decentralizimit, parashihet që shërbimet që deri më tani janë kryear nga Qendrat për Punë Sociale, si shërbimet sociale dhe asistenca sociale, ti barten komunave. Andaj me këtë decentralizim, do të jetë e pamundur që një drejtori të mbuloj edhe shëndetësinë edhe mirëqenien sociale. E pikërisht këtë qeverisja e re komunale nuk e ka bërë, por vazhdon që shëndetësia dhe mirëqenia sociale të funksionojnë në kuadër të një drejtorie.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të duhej të mbaheshin në një ashtu si kanë qenë: Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca. Si dhe Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor dhe Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Publike, për shkak të natyrës së punës së përafërt, do të mund të funksiononin në një të vetme.

Ekzistimi i Drejtorisë së Inspekcionit ka argumentet pro et contra. Kjo për shkak se edhe pse të gjithë inspektorët kryejnë punë inspektuese, fusha që ata mbulojnë është e ndryshme dhe ka të bëjë me zbatim të ligjeve të ndryshme. Andaj vendosja e (shembull) inspektorit të ambientit në një drejtori tjetër nga ajo që mbulon fushën e mjedisit, ndikon në humbjen e komunikimit në mes këtyre dyve dhe rrjedhimisht mos efikasitet në punë. Kjo aq më keq kur administrata e komunës së Kamenicës është e ndarë në shumë objekte.

Pra, organizimi i drejtorive do të duhej të ishte në këtë mënyrë:

–          Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport;

–          Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (ndarja e tyre duhet të bëhet pas bartjes së kompetencave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nëpër komuna);

–          Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca;

–          Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër, Gjeodezi, Pronë Publike dhe Mjedis;

–          Drejtoria për Ekonomi, Buxhet dhe Financa

–          Drejtoria për Administratë dhe Personel;

Ulja e numrit të drejtorive do të shërbente edhe në uljen e shpenzimeve. Paga e një drejtori të një departamenti në ekzekutiv sillet nga 600-650 € në muaj. Për një vit, Komuna e Kamenicës për 11 drejtorë do të shpenzoj 79,200-85,800 €. Ulja e numrit të drejtorive nga 11 në 6 apo 7 do të ulte edhe shpenzimet për paga për 40%.

Një Përgjigje te A ka nevojë Kamenica për 11 drejtori?

  1. Hajni thotë:

    11 drejtorit e formuara nga Kryetari Surdulli për ti ngi apetitet partiake mendojë se janë shumë dhe po ta qesim lapsin del se për mandatin 4 vjeçar të kryetarit Surdulli këto drejtori do ti kushtojnë buxhetit komunal para të majme .
    Vetëm për paga llogariteni 11×525 euro 5575 e shumëzuar për 48 muaj dell shuma prej 277.200 e plus harxhime të telefonit dhe harxhimeve të tjera për shërbim dhe mallra pa llogarit udhëtimet zyrtare benificioneve shtesë del se afro 350.000 euro i kushton buxheti komuna për 4 vite të udhëheqjes komunale për te i ngi apetitet e Shaip Surdullit dhe partisë së tij . Votone prapë ju qytetarë të nderuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: