3150 € për ndryshimin e 12 neneve të Statutit dhe Rregullores

Nëntë anëtarët e Komisionit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të Komunës, i formuar me vendim të Kuvendit në mbledhjen e 16 shkurtit 2010, për punën e tyre do të marrin nga 350 €. E tëra që ata kanë bërë si komision, ka qenë ndryshimi i 6 neneve të Statutit të Komunës dhe 6 neneve të Rregullores së Punës së KK. Këto dy draft propozime mund ti gjeni duke klikuar këtu http://kk.rks-gov.net/kamenice/Municipality/Statut.aspx.

Ndryshimet në Statut kanë të bëjnë me heqjen e 18 vendbanimeve, të cilat i janë ndarë komunës me proces të decentralizimit, shtimin e numrit të drejtorive nga 5 në 11, shtimin e një komisioni dhe dispozitat përfundimtare që kanë të bëjnë me hyrjen e statutit në fuqi. Madje, këto ndryshime në statut janë të natyrës teknike dhe jo profesionale. Anëtar të këtij komisioni të emëruar me vendim të komunës janë: Burim Rudhani (pasi që Muhamet Rexha nuk ka pranuar të merr pjesë në këtë komision), Naziktere Spahiu, Shqipe Maliqi, Ruzhdi Basha, Islam Thaçi, Vehbi Klaiqi, Avni Hoda, Nexhat Rexha (lektor) dhe një anëtar i komuniteteve pakicë.

Këto ndryshime do të diskutohen edhe në diskutim publik, i cili do të mbahet më 29 mars 2010, në ora 13.00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.

3 Përgjigje te 3150 € për ndryshimin e 12 neneve të Statutit dhe Rregullores

  1. Hajni thotë:

    Agron

    Edhe pse nuk te njoh ne bazë të emrit por po e shoh se ke informacione te sakta mundesh te informohesh edhe për këtë se vetëm dy herë janë takuar komisioni statutar vërtetoje , do të bindesh .

  2. Agroni thotë:

    Nese Komisioni statutar eshte taku 7 here per me e ndryshu nje faqe te statutit, atehere ai Komision nuk eshte fare profesional, madje nuk e meritojn qe te jene pjese e komunes ne asnje aspekt. Nese jane taku vetem dy here dhe i kane shkru 7, si po thoni ju, atehere kjo i bie se ata i kane keqperdor nga 100 euro dhe kane perfitu nga 250 euro ne menyre te paligjshme.

  3. Hajni thotë:

    Komisionit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të Komunës, shuma e vetë caktuar në Komitetin për Politik dhe Financa nga vetë anëtarët e komitetit prej 350 euro është shumë e madhe kur dihet se ky komision është takuar vetëm se dy herë dhe ka bërë shumë pak ndryshime . Kritikat e drejtuara nga kuvendarët për qeverisjen e kaluar sipas meje as këta nuk janë më të mirë janë vetëm se hajna më te moderuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: