Helmimi i buxhetit me “Dreka Zyrtare”

Drekë zyrtare është ajo drekë ku ata që ushqehen nuk paguajnë nga kuleta e tyre, por nga buxheti i shtetit (komunës).

Më herët në këtë bllog kemi shkruajtur për raportin e auditimit të jashtëm të bërë nga “Deloitte”, ku kemi ngritur si problem numrin e madh të drekave zyrtare dhe kemi përshkruar vetëm drekat zyrtare që nuk janë paguar nga zyra e kryetarit.

Në një raport tjetër financiar, i cili mban titullin “Raport Financiar Janar-Dhjetor 2009” i janarit 2010, dhe i cili i është shpërndarë anëtarëve të Kuvendit Komunal, mund të shihen me dhjetëra borxhe të mbetura për dreka zyrtare. Ky raport, në 65 faqet e tij, në secilën faqe mban në prapavijë shkrimin “Confidential”. Përse një raport për shpenzimin e parasë publike duhet që të jetë konfidencial? Përveç nëse shpenzuesit e parasë publike nuk duan që këtë raport ti’a bëjnë të ditur tatim paguesve.

Në tabelat e këtij raporti, ku përshkruhen faturat e papaguara gjatë 2009, figurojnë 181 fatura të papaguara vetëm për dreka zyrtare. 181 dreka zyrtare janë shumë për një buxhet sa të Komunës së Kamenicës, dhe në përgjithësi shpenzimet e buxhetit për dreka zyrtare janë tejet të paarsyeshme. Ky numër prej 181 drekave zyrtare nuk është i plotë, ngase në këtë raport janë paraqitur vetëm faturat e papaguara, çfarë do të thotë se drekat zyrtare në Komunën e Kamenicës gjatë 2009 janë shumë më të mëdha në numër se sa “vetëm” 181.

Sa i kanë kushtuar buxhetit të Komunës këto 181 dreka zyrtare? Në tabelën më poshtë kemi përmbledhur shumën totale të mjeteve që janë shpenzuar për dreka zyrtare dhe bizneseve të cilave komuna u ka borxh për këto dreka:

Biznesi Numri i faturave të papaguara Shuma në €
“Planet” – Kmetoc 10 2,053.7
“Jehona” – Kamenic 40 7,431.5
“Ardi”- Kamenic 97 6,375.4
“Haliti” – Kamenic 5 1,809.96
“Fiesta” – Kamenic 13 1,386
“Luksor” 11 2,980.5
“Long Beach” – Ropotove 4 1,220
“Vali Ranch – Perlepnice 1 50
Total 181 23,307.06

Siç mund të shihet nga kjo tabelë, dreka zyrtare janë ngrënë edhe në “Fiesta”, e ku të gjithë e dimë se aty shërbehen vetëm pije. Kafet ndoshta edhe mund të hynë në llogarinë e “drekave zyrtare”, por fatura me numër 02/2008 ka kushtuar 720 € dhe është konsumuar më 25 dhjetor 2008. “Fiesta” në dhjetor zë më së shumti 40-45 persona. Çfarë mund të kenë pirë këta persona që fatura të arrijë shifrën 720 €?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: