Rrahje në objektin e Komunës

Të premten, më 19 mars 2010, Policisë së Kosovës në Kamenicë i është dashur të intervenoj në objektin që më së paku e kanë menduar se do tu duhet të intervenojnë – në objektin e Komunës. Drejtori i Administratës dhe Personelit Enver Ajvazi dhe menaxheri i prokurorimit Hasan Keçmezi kanë filluar një konflikt verbal i cili më vonë ka eskalu edhe në përleshje fizike.

Hasan Keçmezi, menaxher i prokurorimit dhe punonjës në këtë zyrë për shumë vite, thuhet të ketë sulmuar verbalist Drejtorin e Administratës Enver Ajvazin në zyrën e këtij të fundit dhe pastaj ka filluar edhe rrahja. Me ndërrimin e qeverisjes në Komunën e Kamenicës, kryetari i ri i komunës i ka marrë të gjitha kompetencat për nënshkrim të dokumentacioneve menaxherit të prokurorimit, me arsyetimin se ky i fundit është përgjegjës për keqpërdorim të parasë publike dhe pjesëmarrës aktiv në fushatën e ish kryetarit të Komunës z.Begzad Sinani. Ky vendim nuk duket ti ketë pëlqyer menaxherit të prokurorimit. Sipas zërave brenda komunës, ky konflikt do ti jap një motiv shtesë kryetarit për ta larguar nga puna menaxherin e prokurorimit.

Kjo rrahje është raportuar pothuajse nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike ditën e shtunë.

Një Përgjigje te Rrahje në objektin e Komunës

  1. Dardanasi thotë:

    Është për te u habitur rrahën ne objektin e komunës dhe askush nuk ndëshkohet .Po te ishte Shaip Surdulli kryetar si I ka hija një kryetari është dashur që Enver Ajvazin ta shkarkoj nga posti I drejtorit se vet e ka emëruar ndërsa ndaj Hasan Keqmezit të merren masa nga komisioni disiplinor apo te suspendohet pa afat te caktuar . Nëse këta te dy akteret nuk ndëshkohen atëherë nuk do të ndalen rrahjet në objektet komunale po dhashë zoti të mos ndodhin edhe me e keqja .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: