233 gabimet drejtshkrimore në një shkresë të vetme

Në një shkresë të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, e paraqitur në mbledhjen e dytë të këtij viti të Kuvendit Komunal, Kryetari Surdulli në katër faqe ka radhitur shkeljet që janë bërë nga qeverisja e kaluar. Për këto shkelje administrative dhe buxhetore keni pasur rastin të lexoni edhe në këtë bllok, andaj nuk do të merremi shumë me përmbajtjen e kësaj letra.

Ajo që bie në sy nga kjo shkresë e kryetarit, janë gabimet e shumta drejtshkrimore. Në katër faqe, Kryetari i Komunës ka bërë 233 gabime drejtshkrimore, madje vetëm në njërën faqe ka bërë 111 gabime.

Drejtshkrimi nuk është kusht për aftësitë për të qeverisur – pajtohem. Mirëpo si një ish mësimdhënës dhe asistent në universitet, kërkohet një aftësi elementare në drejtshkrim.

Kliko KËTU, për të lexuar letrën origjinale të kryetarit. Kurse duke klikuar KËTU mund të shihni të nënvizuara gabimet e bëra.

Përveç gabimeve drejtshkrimore, Kryetari ngatërron edhe institucionet të cilave ua drejton këtë letër, ku ndër të tjera këtë letër ia drejton edhe “Prokurorisë së Gjykatave”. Prokuroria dhe gjykata janë dy institucione të ndara të gjyqësisë dhe nuk ka “prokurori të gjykatave”.

2 Responses to 233 gabimet drejtshkrimore në një shkresë të vetme

  1. Dardanasi thotë:

    Nuk është vetëm se gabimet ne drejtshkrim po bën gabime ne hapa dhe gabime te dyfishta . Gabime te cilat ma vonë do ti kuptojnë qytetarët e Dardanës.

  2. Kamenicalia thotë:

    Me sa verejta une, paska me shume se 233 gabime. Me ja perkujtu kryetarit se ekziston nje program i drejtshkrimit qe ja korrigjon kto gabime. Se kshtu paska me gazit. 🙂

Lini një koment