Komuna ndërron pamjen dhe përmbajtjen e faqes zyrtare në internet

Nëse klikoni www.kamenica-komuna.org, ashtu siç jeni mësuar të klikoni në dy vitet e kaluara, ju do të drejtoheni automatikisht tek adresa http://kk.rks-gov.net/kamenice/Home.aspx. Përveç kësaj, ju do të përballeni me një pamje komplet të re të kësaj faqeje. Dizajni i kaluar i uebfaqes zyrtare të Komunës së Kamenicës nuk ka qenë në harmoni me kërkesat e MAPL dhe ka dalluar në përmbajtje. Tani, të gjitha uebfaqet e komunës së Kosovës janë të njëjta në dizajn.

Mirëpo, në uebfaqen e re të Komunës së Kamenicës nuk mund të gjeni asnjë lajm, dokument apo shenjë të qeverisjes së kaluar. E tëra fillon me qeverisjen e re. Që nga lansimi i uebfaqes së re, zyrtarët përgjegjës për mirëmbajtjen e saj, nuk kanë mund të plotësojnë kategoritë bazike që gjenden në uebfaqe. Nëse klikoni në “udhëzues për qytetarë” që gjendet në shiritin  e djathtë të uebfaqes, shihni në brendi të dokumentit që hapet në formatin pdf se bëhet fjalë për Komunën e Ferizajt. Nëse klikoni në kategorinë “edukimi”, që gjendet në shiritin e majtë, shihni se të dhënat e paraqitura janë të Komunës së Prishtinës. E njëjta ndodh edhe nëse klikoni në kategorinë “shëndetësia” dhe “ekonomia”.

Të dhënat në këto kategori do të duhej që të barteshin nga përmbajtja e uebfaqes së kaluar, dhe jo të humbet në tërësi përmbajtja kaluar. Çfarë ndodh nëse qytetarët e komunës, ose ata jashtë saj, janë të interesuar për historikun e qeverisjes në këtë komunë dhe kërkojnë informata dhe dokumentacione për atë periudhë? Këto të dhëna ata nuk mund ti gjejnë nga uebfaqja e re e Komunës së Kamenicës. E aq më vështirë në forma tjera.

Një Përgjigje te Komuna ndërron pamjen dhe përmbajtjen e faqes zyrtare në internet

  1. Dardanasi thotë:

    Shumë webfaqe e dobët shikojani dizajnin dhe çfarë ka në te . Qe një javë s’ka asnjë lajm për aktivitetet e komunës .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: