Sa paguajmë tatim në pronë?

Instituti për Studime të Avancuara GAP në tetor të 2009 ka publikuar një analizë të shkurtër për“Shkallën e tatimit në pronë” në të gjitha komunat. Ku gjendet Komuna e Kamenicës sa i përket shkallës së tatimit në pronë?

Për të krahasuar Komunën e Kamenicës me komunat tjera për sa i përket tatimit në pronë, po përdor shembullin e një prone prej 100 m/2 dhe po e krahasojmë me komunat tjera. Nëse një qytetarë i Kamenicës ka një apartament (banesë) prej 100 m/2 dhe kjo pronë ndodhet në zonën e parë (që përfshin qendrën e qytetit të Kamenicës) ai do të paguaj 30 € tatim në pronë në vit. Vetëm katër komuna kanë tatim në pronë më të lirë se sa Kamenica sa i përket tatimit për apartamente në zonën e parë. Kurse për pronë banimi – shtëpi, tatimi në pronë për 100 m/2 në zonën e parë është 35 €.

(Kliko mbi grafikon për të parë postimin në rezolucion më të plotë)

Por nëse ju duhet të paguani tatim në pronë për pronën komerciale, atëherë Kamenica nuk ka tatim të favorshëm për këtë lloj prone. Për 100 m/2 pronë komerciale në zonën e parë duhet të paguani 120 € në vit. Me këtë shifër, Kamenica radhitet e 13 në krahasim me komunat tjera. Duke marrë parasysh pozitën gjeografike dhe nevojën që ka Komuna e Kamenicës për hapje të bizneseve të reja, është e nevojshme që të ulet shkalla e tatimit për pronën komerciale.

(Kliko mbi grafikon për të parë postimin në rezolucion më të plotë)

Edhe tatimi për pronë industriale është më i shtrenjtë se sa në disa komuna më të mëdha se Kamenica dhe me pozitë më të mirë gjeografike për të zhvilluar veprimtari biznesore. Tabela më poshtë tregon se Kamenica aplikon tatim për pronën industriale më të shtrenjtë se sa Prizreni, Suhareka, Fushë Kosova, etj. Kamenica duhet të ul ende tatimin për pronën industriale, me qëllim që të inkurajoj investimet dhe bizneset e reja.

(Kliko mbi grafikon për të parë postimin në rezolucion më të plotë)

Në këtë shkrim shkëputa dhe ripërpunova të dhënat për Kamenicën vetëm për tri loje të pronave dhe vetëm për zonën e parë. Për të lexuar të plotë analizën e Institutit për Studime të Avancuara GAP klikoni në këtë link:http://institutigap.org/repository/docs/Shkalla_e_tatimit_ne_prone.pdf

Në 2009, të hyrat e Komunës së Kamenicës nga tatimi në pronë kanë qenë 160,119.44 € apo 23.62% e të hyrave totale të komunës. Tatimi në pronë zakonisht përdoret për investime kapitale brenda komunës. Shpresojmë që komuna do të dijë të menaxhoj këtë vit me të hyrat vetanake nga tatimi në pronë dhe jo si një vit më parë (2009), ku 60,789.79 € janë shpenzuar për dreka zyrtare, apo siç preferohet të quhet “shpenzimet e reprezentacionit.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: