3 mujori i parë i mandatit të tretë të z.Shaip Surdulli

Përbërja e re komunale e dalë nga zgjedhjet e 15 nëntorit 2009 dhe kryetari i ri i Komunës së Kamenicës i dalë nga zgjedhjet e 13 dhjetorit 2009, kanë filluar zyrtarisht punën e tyre më 8 janar 2010, ditën kur është konstituuar Kuvendi Komunal. Tani kur po afron fundi i tre mujorit të parë të qeverisjes së kryetarit Surdulli dhe koalicionit qeverisës LDK-AAK-LDD, çfarë e ka karakterizuar këtë periudhë qeverisëse?

Për këta tre muaj do të ketë raporte të ndryshme periodike që do të publikohen nga MAPL (për aspektin e respektimit të procedurave që kërkohen me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale), nga MEF (për shpenzimet buxhetore) dhe ndoshta edhe nga vetë Kryetari i Komunës (nëse i kërkohet nga anëtarët e KK). Por, këto raporte do të jenë të vonuara dhe nuk do të bëhen të ditura për publikun edhe për një kohë.

Deri në publikimin e këtyre raporteve, kam bërë një vlerësim personal për tetë veprimet kryesore të Kryetarit të Komunës dhe koalicionit qeverisës LDK-AAK-LDD.

Lexoni këtë raport vlerësues duke klikuar KËTU.

Cili është mendimi i juaj për këtë periudhë tre mujore të qeverisjes?

Një Përgjigje te 3 mujori i parë i mandatit të tretë të z.Shaip Surdulli

  1. Iliri thotë:

    Ky vleresim per mu eshte i qelluar dhe tere qytetaret e Kamenices duhet me reflektojne rreth asaj se cila ka qene puna e Kryetarit te ri per keta tre muaj. Po shoq qe ne vleresimin e juaj z.Agron keni dhene me shume vleresime negative se sa pozitive dhe do te doje qe ne kete analize te perfshini edhe nje qeshtje qe per mendimin tim eshte me rendesi dhe eshte pozitive, e ajo eshte rishikimi i vendimeve te qeverisjes se kluar. Ky vendim per mendimin tim eshte i drejte per shkak se qeverisja e kaluar ka mare disa vendime te demshme per komunen tone. I tille eshte rasti kur Begzad Sinani i ka dhene me qera shume te ulet barnatoren e vjeter ne qender te qytetit te Kamenices nje anetari te PDK nga Koretini. Rast tjeter eshte tregu ne Katushnice qe i eshte dhene njerit nga Hodonoci, e plot raste te tjera.
    Ju pergezoj per iniciativen dhe komuna jone ka nevoje per iniciativa dhe debate te ketilla.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: