“Gazetat e Komunës”

Kamenica nuk ka gazetë të saj ditore, ashtu siç nuk kanë edhe komunat e tjera. Por edhe Kamenica e edhe komunat tjera kanë gazetat e tyre të preferuara ku publikojnë konkurset, reklamat, njoftimet. Se cilat janë ato gazeta varet se cila parti ndodhet në pushtet.

Në vitin 2009, Komuna e Kamenicës ka shpenzuar 18,624 Euro për publikime dhe informim publik. Siç mund të shihet nga Raporti Financiar i Komunës së Kamenicës për periudhën Janar-Dhjetor 2009, komuna ende nuk ka shlyer borxhet ndaj mediumeve ku ka bërë publikimet e saj. Dhe pikërisht nga këto fatura të papaguara, mund të kuptohet më qartë se cilat kanë qenë gazetat më të preferuara të Komunës. Gjatë dy viteve të kaluara, kur Komuna e Kamenicës udhëhiqej nga PDK, gazeta më e preferuar për të publikuar shpalljet e komunës ishte “Infopress”, dhe në një shkallë më të vogël edhe “Epoka e Re” dhe agjencia e lajmeve “Kosovapress”, të gjitha këto mediume të afërta me PDK-në.

Por, tani me ndërrimin e pushtetit qeverisës në Kamenicë, cila është gazeta më e preferuar e komunës? Edhe pse është herët të jepet një përfundim si ai i dy viteve më parë, duket qartazi se qeverisja e re komunale preferon të publikoj konkurset në gazetën “Bota Sot”, e cila është afërt me LDK-në. Konkursi i Komunës së Kamenicës për pranimin e 33 punonjësve të rijnë në shërbimin civil, është shpallur të premten më 2 prill 2010 në gazetën “Bota Sot”.

Publikimi i konkurseve dhe njoftimeve tjera qeveritare në gazetat e afërta me partitë në pushtet është në kundërshtim me Ligjin 2003/17 për Prokurorimin Publik. Sipas nenit 40.3 të këtij ligji publikimi i shpalljeve duhet të bëhet në një publikim me tirazh të madh në gjuhën shqipe dhe serbe. Në asnjë hulumtim të pavarur të tregut të mediave në Kosovë, gazetat si “Bota Sot”, “Infopress” apo “Epoka e Re” nuk janë radhitur si gazetat me shitjen më të madhe në Kosovë. Sipas një hulumtimi të “Index Kosova” që është bërë në korrik të 2009, gazetat më të lexuara janë radhitur në këtë mënyrë:

(Kliko mbi grafikon për të parë postimin në rezulicion më të plotë)

Kjo është edhe një shkelje ligjore e radhës e qeverisjes së re komunale në Kamenicë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: