Rastet sociale dhe Kamenica

Pothuajse në të gjitha kronikat e ndryshme, Kamenica radhitet si njëra ndër komunat më të varfra të Kosovës dhe me zhvillim të ulët ekonomik. Mirëpo, të dhënat statistikore të Departamentit të Mirëqenies Sociale në kuadër të MPMS, të qershorit 2009, për rastet sociale në çdo Komunë, japin një pasqyrë tjetër për komunën e Kamenicës. Sipas këtyre të dhënave, Kamenica radhitet e 25 për sa i përket numrit të popullsisë që janë të varur nga ndihmat sociale. Në qershor 2009, ndihma social në Komunën e Kamenicës kanë marrë 504 familje, me gjithsejtë 2192 anëtarë. Në krahasim me numrin e gjithëmbarshëm të popullsisë së Kamenicës i bie që 4.37% e popullsisë janë të varur nga ndihmat sociale.

(Kliko mbi grafikon për të parë postimin në rezolucion më të plotë)

Si është e mundur që Kamenica si njëra ndër komunat më të pa zhvilluara të Kosovës të ketë numrin më të ulët të rasteve sociale? Një arsyetim që mund të përdor në këtë rast mund të jetë numri i lartë i familjeve të cilat kanë anëtar që punojnë jashtë vendit. Procedurat për inkuadrim në skemat e ndihmës sociale janë të tilla që përjashtojnë familjet të cilat kanë burime financimi apo kanë një anëtarë të familjes jashtë vendit. Kurse, në anën tjetër, matjet e ndryshme që bëhen për papunësinë dhe zhvillimin ekonomik, bazohen në të dhënat si numri i anëtarëve të familjes që janë të papunë dhe të hyrat e gjithëmbarshme për kokë banori, dhe në këtë kategori Kamenica shënon numër të lartë të rasteve.

Ky mund të jetë një shpjegim i asaj se pse Kamenica është njëra ndër komunat me papunësinë më të lartë në Kosovë dhe më e nënzhvilluar, kurse në anën tjetër shënon mirë në sa i përket familjeve që janë të varura nga ndihmat sociale.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: