Rendi dhe ligji në Komunën e Kamenicës

Një ditë më parë publikuam një të dhënë statistikore e cila tregon pozitën e Komunës së Kamenicës në krahasim me komunat tjera për sa i përket familjeve të cilat janë të varura nga ndihmat sociale. Këtë radhë do të publikojmë edhe një të dhënë interesante e cila ka të bëjë me respektimin e rendit dhe ligjit në Komunën e Kamenicës.

Kamenica konsiderohet si njëra ndër komunat më të sigurta në Kosovë. Kamenica është komunë me përzierje etnike dhe me nivel të lartë të papunësisë, faktorë këta që lehtë mund të ndikojnë në rastet e shkeljes së rendit dhe të ligjit. Mirëpo, përkundër këtyre faktorëve, Kamenica, sipas të dhënave statistikore të Policisë së Kosovës për vitin 2008, është njëra ndër komunat më të qeta të Kosovës. Gjatë tërë vitit 2008, në Komunën e Kamenicës kanë ndodhur gjithsejtë 784 raste të shkeljes së rendit dhe ligjit.

(Kliko mbi grafikon për të parë postimin në madhësi të plotë)

Kjo statistikë e radhitë Komunën e Kamenicës në vendin e 20 në krahasim me komunat tjera. Më mirë në këtë statistikë kanë shënuar komunat si Leposaviçi, Shtërpca, Zhubin Potoku, Zveçani, Dragashi, Obiliqi, etj. Kur marrim parasysh se efektiviteti i Policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe është më i vogël se në komunat tjera, atëherë edhe statistikat e policisë për rendin dhe ligjin në këto komuna janë të mangëta dhe paraqesin vetëm një numër të vogël të rasteve. Dhe kjo e bën Komunën e Kamenicës që të renditet edhe më mirë në listë sa i përket rasteve të shkeljes së rendit dhe ligjit. Njëra ndër komunat ku shkeljet e rendit dhe ligjit janë më shqetësuese dhe më të lartat për kokë banori është Komuna e Ferizajt.

Mirëpo, në një kategori të shkeljes së ligjit, Komuna e Kamenicës ka shënuar raste shqetësuese – e ajo është prerja ilegale e pyjeve. Gjatë vitit 2008 Policia e Kosovës ka evidentuar 45 raste të prerjes ilegale të pyjeve dhe kjo e dhënë e radhit Komunën e Kamenicën njërën ndër katër komunat me prerje më të lartë të pyjeve. Para saj radhiten vetëm komunat e rejonit të Dukagjinit: Peja, Istogu dhe Deçani. Që nga ky vit pritet që të transferohen kompetencat nga Agjencioni Pyjor i Kosovës tek komunat, sa i përket menaxhimit të pyjeve. Mbetet të shihet se menaxhimi i pyjeve nën administrimin e Komunës së Kamenicës, a do të shënoj rritje apo ulje të prerjes ilegale të pyjeve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: