Seperacionet ilegale në Kamenicë

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) më 6 prill 2010 ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës “Raportin vjetor për vitin 2009”. Në këtë raport janë përshkruar të gjitha licencat e dhëna dhe të refuzuara gjatë vitit 2009 për kompanitë që shfrytëzojnë minerale, bëjnë hulumtime ose janë seperacione të ndryshme. Po ashtu në këtë raport janë listuar edhe kompanitë të cilat nuk kanë marrë leje nga KPMM për veprimtaritë e tyre dhe cilësohen si ilegale.

Prej 52 seperacioneve ilegale që funksionojnë pa leje të KPMM, 10 prej tyre apo 19.2% e seperacioneve ilegale (pa leje të KPMM) operojnë në Komunën e Kamenicës. Seperacionet ilegale të rërës dhe zhavorrit në Komunën e Kamenicës, sipas raportit të KPMM, operojnë në këto lokalitete: Shipashnicë e Poshtme, dy në Muçivercë, Hodonoc, Dheu i Bardhë, Topanicë, Berivojc, Kodër të Topanicës, Kormian, Hajnovc dhe Strezovc.

Seperacionet që operojnë në këto lokalitete, mund të kenë lejen e komunës, por konsiderohen si ilegale nëse nuk kanë edhe lejen e KPMM. Mos ekzistimi i zyreve komunale “One Stop Shop” ku bizneset mund ti kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme administrative të regjistrimit, ka vështirësuar punën e kompanive të reja të cilat për të marrë një leje të punës, qoftë edhe për shitore, u duhet që të regjistrojnë biznesin e tyre si në nivelin qendror ashtu edhe në komunën e tyre.

4 Përgjigje te Seperacionet ilegale në Kamenicë

  1. Iliri thotë:

    I nderuar Muhamet,
    Po besoj se ju jeni drejtor i Inspektoriatit. Une rreth kesaj ceshtje desha te jap disa te dhena shqetesuese per situaten e ambientit ne komunen tone, qe pikerisht e shkaktojne keto seperacione. Keto seperacione mund te kene edhe leje nga komuna dhe nga Ministria e Mjedisit, por sa ato po i rrespektojne obligimet qe i kane marr. Une nuk po dua te futem ne detaje, por shikoni degradimin e tokave dhe ndotjen e ujit qe po e bejne keto seperacione.
    Do ta pershendesja angazhimin tuaj rreth permiresimit te kesaj gjendje.

  2. Agroni thotë:

    Pershendetje,
    Eshte shume e mundur qe kto separacione me pas leje te komunes, dhe kte e kam cek edhe ne shkrim timin. Po Komisioni i Pavarur per Miniera dhe Minerale (KPMM) ne raportin e tij vjetor i cek si seperacione ilegale, per faktin se kto sepracione qe kane leje nga komuna nuk kane plotesuar dokumentacionin e tyre edhe ne KPMM. Ky raport nuk eshte publikuar ne faqen zyrtare ne internet (ashtu siq nuk po publikohen shume gjera ne internet), po kete raport mundet me e pa ne forme te shkruar kushdo qe ka interes.

    Edhe pse ne raportin vjetor te KPMM ceken edhe emrat e kompanive qe konsiderohen ilegale, une ne kete sajt nuk i kam publikuar emrat e tyre per faktin se nuk ka qene me interes per mu me i sulmu ato kompani, por vetem me e cek si dukuri qe nuk do te duhej te ndodhte.

  3. muhamet thotë:

    zotri i nderuar sa i perket informatave qe ke sjan aspak te verteta per seperacionet ne komunen e kamenices, e di qe shum kujt si ju i eshte dhen mundesia te ket web faqe ne internet por merrni informacione te sakta para se ti plasoni ne internet

    ne Muqiverc operojn dy seperacione qe kan liqenca deri ne vitin 2014 keta jan IMRANI KOMERC
    BESI KOM
    ne shipashnic te poshtme ARDI qe ka te gjith dokumentacionin
    te dheu i bardh AGI DANI edhe ky ka te gjithe dokumentacionin
    Topanic Ardhmeria ka dokumentacionin
    Hajnoc KRILEVA KOMPANI ka dokumentacionin
    Laqiq – DESIVOJC nje e ka dokumentacionin e kompletuar XHELALI TRANS e dy jan ne procedur
    ne Hodonoc AREA dhe VELLEZRIT LECI jan ne procedur

    mbesim me shpres qe per raste tjera mos gaboni si me kto raste por merrni informata reale mbi keto veprimtari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: