Emailat jozyrtar të zyrtarëve

Tri ditë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) prezantoi Softwerin për komunikimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin ministror dhe qeveritar. Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për E-Qeverisje, që nënkupton kryerjen e shërbimeve të ndryshme dhe thellimi i komunikimit përmes internetit. Që nga pas lufta, pothuajse të gjitha administratat komunale kanë të instaluar internetin dhe intranetin. Intraneti shërben për komunikim të brendshëm, por edhe i mundëson zyrtarëve komunal, për aq kohë sa të mbajnë postin publik, të shfrytëzojnë emailat zyrtar.

Mirëpo sa prej zyrtarëve komunal, në Kamenicë dhe në të gjitha komunat tjera, përdorin emaila zyrtar në “komunikimin” e tyre elektronik? Sa përdoret intraneti? Pas një shikimi të shpejt në sajtet e të gjitha komunave, veçanërisht tek kategoria e “Drejtorive” vërehet se shumë pak përdoren emailat zyrtar. Ajo çka është edhe më e çuditshme, emailat që ata përdorin për komunikim janë edhe qesharak. Më poshtë janë radhitur disa nga emailat më të çuditshëm që zyrtarët komunal në Kamenicë dhe komunat tjera përdorin në komunikimin e tyre zyrtar. (Për të parë burimin e këtyre emailave, vetëm klikoni mbi email dhe ju drejtoheni automatikisht tek uebfaqja e komunës së këtyre zyrtarëve komunal).

Në disa komuna, drejtorët e drejtorive komunikojnë me email zyrtar. Për shembull në Komunën e Deçanit të gjithë drejtorët e emëruar komunikojnë me email zyrtar i cili mbaron me @ks-gov.net. në Gjakovë drejtorët përdorin emaila që mbarojnë me @gjakova-komuna.org. Por shumica e sajteve të komunave nuk kanë publikuar kontaktet e drejtorive.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: