Sa është funksionale Njësia e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Kamenicës?

Muaji prill është muaj kur institucionet ekzekutive dhe agjencionet e pavarura janë të detyruara që të përgatisin dhe dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës raportet vjetore. I tillë ka qenë edhe raporti vjetor i KPMM për 2009, për të cilin kemi shkruar në këtë bllok sa i përket seperacioneve ilegale në Komunën e Kamenicës.

Një raport i tillë është edhe Raporti për Funksionimin e Sistemit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2009. Sa i përket të dhënave për Njësinë e Auditorit të Brendshëm (NjAB) në Komunën e Kamenicës për 2009, del se  NJAB në Kamenicë nuk ka të themeluar Komitetin e Auditimit, si dhe funksionon vetëm me një auditor. Të dy këto fakte janë fakte negative për funksionimin efikas të Njësisë për Auditim të Brendshëm.

Çdo NjAB, sipas nenit 5 të Ligjit për Auditimin e Brendshëm ka për detyrë që të formoj Komitetin për Auditim. Komuna e Kamenicës nuk e ka formuar këtë komitet dhe rrjedhimisht nuk ka respektu dispozitat e Ligjit për Auditim të Brendshëm. Përgjegjës për krijimin e komitetit të auditimit është menaxhmenti i lartë i komunës. Roli i komitetit të auditimit është që të këshilloj menaxhmentin e lartë se si të zbatohet Kontrolli i Brendshëm i Financave Publike, ndihmon menaxhmentin në implementimin e rekomandimeve të dhëna nga auditori i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe pengon ndërhyrjen e menaxhmentit në punën e auditorit. Pra komiteti përveç që motivon menaxhmentin për ti zbatuar rekomandimet ai e siguron edhe pavarësinë e auditorit të brendshëm. Gjithashtu, një ekip i auditimit duhet të ketë së paku 2-3 auditorë, kurse Komuna e Kamenicës, por edhe shumë komuna tjera, kanë vetëm një auditor.

Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm, e cila funksionon në kuadër të MEF dhe e ka hartuar këtë raport vjetor, ka dhënë dy rekomandime:

  • Komunat të cilat ende nuk i kanë krijuar Komitetet e Auditimit të krijojnë ato sa më shpejt që është e mundur. Komitetet e auditivit do të jenë të dobishme për menaxhmentin e lartë sepse do të ndihmojnë dhe këshillojnë ata në implementimin e rekomandimeve dhe njëkohësisht mbrojnë auditorët nga ndërhyrjet e menaxherëve, funksionet e të cilëve auditohen;
  • Komunat të planifikojnë buxhetin e nevojshëm për plotësimin e njësive të auditimit me staf të ri konform planeve të tyre për auditim.

Mbetet të shihet në 2010 se këto rekomandime të Njësisë Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm a do të merren parasysh nga menaxhmenti i lartë i Komunës së Kamenicës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: