Çfarë premtoi Shaip Surdulli për Kamenicën?

Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) sot publikuan premtimet e bëra nga kryetarët e 32 komunave të Kosovës. Ndër to edhe premtimet e bëra nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z.Shaip Surdulli.

Cilat ishin premtimet e z.Surdulli për Kamenicën? Më poshtë po i rendisim të gjitha premtimet e bëra nga z.Surdulli në fushatën zgjedhore nga 15 tetori deri më 14 nëntor 2009, dhe nga 7 deri 11 dhjetor 2009:

  • Krijimin e Komunës së Hogoshtit;
  • Ndërtimin e sistemit të kanalizimit, ujësjellësit dhe meremetimin e shkollës në Hogosht;
  • Vazhdimin e punimeve të filluara në asfaltimin e rrugës Hogosht – Poliçkë – Desivojcë;
  • Asfaltimin e rrugës Hogosht – Kopernicë – lagjja Xhaçkaj si dhe asfaltimin e rrugëve të tjera në këto lokacione;
  • Rregullimin e infrastrukturës në fshatin Koretin;
  • Zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik;
  • Krijimin e vendeve të reja të punës;
  • Mbështetjen për bizneset dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme, që gjenerojnë punësim dhe të ardhura për familjet;
  • Qeverisje transparente dhe efikase;
  • Përmirësimin e kushteve në arsim;
  • Rregullimin e infrastrukturës në qytete dhe të gjitha vendbanimet e tjera;
  • Mbështetjen e rasteve sociale;
  • Përkrahjen e klubeve sportive ekzistuese dhe stimulimin e krijimit të klubeve të reja;
  • Investimet në lagjen Malësia;
  • Riasfaltimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarit në lagjen Çamëri;
  • Ndërtimin e urës dhe rrugës që lidh lagjen Çamëria me lagjen Malësia, që do të kushtojë rreth 220.000 euro;
  • Përfundimin e palestrës sportive në vitin e parë të mandatit;
  • Rishqyrtimin e të gjitha vendeve të punës, me qëllim të rregullimit të çështjes së administratës komunale;
  • Kryerjen e projekteve të filluara si: ujësjellësi në qytet, në Koretin, në Shipashnicë të Epërme dhe në Kopërnicë;
  • Ndërtimin e një shkolle të re të mesme në Roganë.

Këto premtime të bëra i janë dërguar edhe Kryetarit Surdulli në një letër të hapur të cilën mund ta lexoni duke klikuar këtu. Kurse letrat për të gjithë kryetarët e komunave janë të publikuara në sajtin e GAP http://institutigap.org/?cid=1,5,150.

Në fund, këto dy organizata kanë bërë të ditur se do të monitorojnë zbatueshmërinë e këtyre premtimeve dhe do të dalin me raport vlerësues në fund të çdo viti kalendarik.

Realizueshmërinë e premtimeve të z.Surdulli do ta përcjellim edhe në kuadër të këtij bllogu.

2 Përgjigje te Çfarë premtoi Shaip Surdulli për Kamenicën?

  1. Dardanasi thotë:

    Për me mbulua mos suksesin dhe premtimet e bëra gjatë fushatës kryetari Surdulli mirët me te kaluarën është një hakmarrës I vërtet por do ti vij koha kurrë do ti hakmerret edhe anëtareve te parties se vet . Kryetari Surdulli ka arritur ne pushtet ne saje te votave të të tjerëve jo nga subjekti i tij politik , e shtoj vetëm një pyetje çka i ka mbetur Shaip Surdullit pa bere për 7 vjet pushtet qe do ta bej për 4 vitet e ardhshme .

  2. Bejta thotë:

    Dikush eshte mire te jau perkujtoj Shaipit qka ka premtu. Ngase veq per me e mar pushtetin u pat pike premtojke gjithqka. Jam i sigurt qe nuk e din qka ka premtu se u pat kan ne efekt te fushates. qaq u pat pike me u ba kryetar edhe nje here sa qe i tha AAK se tjerat poste merni krejt ju veq nimonum tfitoj.Po ata u ban “burra” e i than ana gjysen ti boll e kem. qe pese muj sen ska ba. qeshtu kan me punu deri ne fund.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: