Punësimet politike në shërbimin civil të Kamenicës

Duke lexuar përmbledhjen e shkurtër të intervistës së kryetarit të Komunës së Kamenicës në faqen e Radio Premiera në internet, më ra në sy ky deklarim i Shaip Surdullit:

“Dua të jem shumë i sinqertë, në punësimin e fundit, politika oshtë përzier deri diku, është përzier koalicioni që udhëheq me komunën, por mund të them se ka punësime edhe nga subjekte të tjera politike dhe nga të gjitha nacionalitetet”.

Është fjala për pranimin e 33 punonjësve të rinj në administratën komunale të Kamenicës, e sipas ligjeve në fuqi për shërbimin civil, ata duhej të ishin individë apartiak dhe jo militant partish, siç e pranon edhe vetë kryetari.

Absurditeti tjetër më i madh është se sipas kryetarit një punësim fer është nëse punëson anëtarë të të gjitha partive apo siç shprehet “kemi bërë punësime edhe nga subjektet tjera politike”! A në këtë mënyrë kryetari i Kamenicës ka menduar se do të reformoj administratën komunale, ashtu siç kishte premtuar në debatet parazgjedhore në “Jeta në Kosovë”?

Kjo deklaratë duhet ti shërbejë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës dhe MAPL-së që të marrin vendim për anulimin e këtij konkursi në tërësi. Madje MAPL nuk do të duhej të lejonte fare punësime të reja në administratë, ngase në këtë mënyrë do të shkelte edhe vetë vendimin e Qeverisë nr.03/46 të datës 3 dhjetor 2008.

5 Përgjigje te Punësimet politike në shërbimin civil të Kamenicës

  1. linda thotë:

    eshte e vertete se ne Kamenice kryesishte punesimet e fundit kane qene mbi baza partiake ,perveq kesaj ne zyren e pranimit personi qe eshte pranuar nuk ka qene i pranishem ne intervisten me shkrim,ai vetem ka qene i caktuar me heret

  2. Bejta thotë:

    Shume i sinqert kryetari. na myti sinqeriteti. sdi qysh ka ftyre. tash edhe ju ka rrit ftyra po i ban qkamos.

  3. Kandidati thotë:

    Une kam qene ne test dhe personi i cili eshte pranu ne poziten qe une kam qene ne test nuk ka qene fare ne test edhe u pranu.kjo trehon se si jane bere pranimet ne Kamenic.

  4. U thotë:

    Kretari ja paska bo si ai qe thojn mos e vet se kallxon vet.

  5. Iliri thotë:

    Përshëndetje,
    Nuk ka koment se punësimet e fundit ishin kryekëput politike. E di e tërë Kamenica se cilët ishin të përzgjedhurit e kryetarit. Konkursi ishte formal dhe zakonisht të përbërë prej një paneli shumë të dobët profesionalisht.
    I gjithë opinioni e di mirë se qysh para gati një muaj para se të shpalleshin vendet e lira në konkurs përflitej se cilët persona do të pranoheshin.
    Unë dua ta potencoj se të këto vende ishin për shërbyes civil, e gati në të gjitha drejtoritë udhëheqës të panelit (kryetar komisionesh) ishin Drejtorët e Drejtorive (me mandat politik).
    Unë do ti inkurajoja të gjithë të intervistuarit (ata që u intervistuan sa për sy e faqe), të tregojnë mbi përvojën e gjatë intervistave dhe nivelin arsimor të anëtarëve të paneleve përkatëse.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: