Edhe një konkurs i mbrapsht

Me rastin e shpalljes së konkursit për pranimin e 33 punonjësve në administratën komunale të Kamenicës, në këtë bllog patëm kritikuar shpalljen e konkursit në gazetën “Bota Sot” e cila është e afërt me LDK. Kjo kritikë bazohet në ligjet në fuqi në Kosovë dhe në parimet e një qeverisjeje të drejtë. Përmbyllja e konkursit për pranimit e 33 punonjësve të rinj tregoi se ashtu siç kishte filluar ky konkurs në mënyrë jo të rregullt, ashtu edhe kishte përfunduar – u bënë pranime në baza partiake.

Largimi i 48 punonjësve dhe shpallja e konkursit ishte arsyetuar me atë se nën qeverisjen e PDK këta punonjës ishin pranuar pa konkurs e pa ndonjë kriter. Mirëpo ku është dallimi në mes: pranimit të punonjësve pa konkurs (e cila është e vërtetë se ka ndodhë në kohën e PDK) dhe pranimit të punonjësve përmes një konkursi sa për sy e faqe (gjë e cila ka ndodhur nën qeverisjen LDK-AAK)? Për mendimin tim këto janë të njëjta. Mënyra e parë i privon qytetarët nga e drejta për të pasur mundësi të barabarta në pranimet që bëhen në shërbimin civil; mënyra e dytë le që i privon qytetarët nga kjo mundësi, por edhe i maltreton me mbushje të aplikacionit, teste, intervista, shpenzime.

Dje, më 20 maj 2010, Komuna e Kamenicës ka hapur edhe një konkurs – atë për pranimin e 12 drejtorëve në 9 shkolla të mesme të ulëta dhe 3 shkolla të mesme të larta. Sërish ky konkurs është filluar në mënyrë jo të rregullt, duke u shpallur në gazetën “Bota Sot”. Kjo formë e shpalljes së konkurseve është kritikuar edhe në një raport të OSBE me titull Tirazhi dhe Politizimi i Mediave të Shkruara në Kosovë”. Në këtë raport mund të gjeni të dhëna se si institucionet në nivel lokal dhe qendror shpallin konkurse në ato gazeta të cilat konsiderohen më të afërta me partitë në pushtet.

Konkursi për drejtor të shkollave, ashtu si ka filluar, jo drejtë, ashtu edhe do të përfundoj, jo drejtë. Tani, shkollat e kanë radhën që të qeverisen nga drejtorët e LDK dhe AAK. Kemi zëvendësuar një qeverisje të keqe dy vjeqare, me një qeverisje të keqe katër vjeqare.

3 Përgjigje te Edhe një konkurs i mbrapsht

  1. Bejta thotë:

    Si ne konkursin e pare kur te gjithe e dinin se kush ka me i nxan vendet e shpallura edhe tash krejt e dine se kush do te behet drejtor. Qashtu si u vendos drejtori ne shkollen fillore ne Kamenice i LDk,qashtu edhe kta tjert kan eme u vendos.Po ndasht se krejt qytetart e kane dite kush eshte Shaip surdulli e Lulzim leci, po perseri i kan votu.

  2. daut thotë:

    “Edhe një konkurs i mbrapsht” është një e vertet e hidhur.Pranimi në punë bëhët vetem sipas klaneve dhe jo sipas kritereve profesionale qe kërkon një vend i punës.Madje,ka tepricë teknologjike dhe shumë punëtorë,nuk e din fare se cka duhet te punojnë dhe kujt duhet ti pergjigjen per punën,ose mos punën e tyre.Artikulli është i qelluar,por nuk do të ndryshoj gjendjen ne Kamenicë.Do të thoja se “Në Kamenicë probleme spic”-Urime per objetivitet

  3. U thotë:

    Tash po u deshka me e lexu veq Boten sot. Ncncnc.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: