Komuna e Kamenicës, në sajtin e saj zyrtar, ka publikuar vetëm një raport financiar deri më tani. Ky raport është i drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave, dhe mban datën 22 mars 2010. Nga ky raport nuk mund të nxirni asnjë të dhënë për menaxhimin e buxhetit komunal. Raporte tjera nuk janë paraqitur. (Nuk e kuptoj arsyen se përse dikujt në komunë i teket të publikoj një raport javor dhe mos të ndjek këtë rregull edhe në javët tjera!).
Mirëpo, një raport tremujor i buxhetit për vitin 2010 është hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Në këtë raport është përfshirë edhe Komuna e Kamenicës.
Sipas raportit, numri i të punësuarve aktual në Komunën e Kamenicës është 1159 punonjës (në administratë, arsim dhe shëndetësi). Është fjala për periudhën 1 janar-31 mars 2010. Ky numër është për 9 punonjës më i madh se sa që është paraparë me Ligjin për Buxhetin 2010 të Republikës së Kosovës. Mirëpo, siç do të tregojnë raportet e mëvonshme, numri i të punësuarve është më i madh se sa 1159, ngase në raportin e tre mujorshit të parë nuk janë llogaritur 33 punonjësit e punësuar në maj 2010.
Por prapë se prapë numri prej 1159 punonjësve aktual është më i vogël se numri prej 1321 punonjësve që ishin të angazhuar në tremujorin e parë të 2009. Por qeverisja e kaluar dhe qeverisja e tanishme, nga shumë të përbashkëta, kanë edhe këtë: mos respektimi i procedurave dhe ligjeve kur është fjala për angazhimin e kuadrove në administratë, shëndetësi dhe arsim.
Shpenzimi i buxhetit të komunës së Kamenicës në tre mujorin e parë ka arrit shkallën prej 17%. Menaxhimi i buxhetit në këtë periudhë është më i dobët se ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, kur ishin shpenzuar 18.1% e mjeteve buxhetore. Vetëm 3% e mjeteve të destinuara për investime kapitale janë përdorur.
Tabela 1:
(Kliko mbi tabelë për lexim më të qartë)
Sipas këtij raporti, Komuna e Kamenicës në tre mujorin e parë ka arrit të arkëtoj të hyra vetanake në vlerë prej 115,623 Euro, apo 4% më pak se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2009.
Tabela 2 më poshtë paraqet të gjitha të hyrat sipas kategorive:
Llojet e të hyrave vetanake: | Shuma 2010 (€) |
Tatimi në pronë | 26,402.00 |
Taksat | 61,783.00 |
Gjobat, dënimet, konfiskimet | 640.00 |
Licencat | 5,815.00 |
Shitja e pasurisë/shërbimeve | 15,431.00 |
Të hyrat nga inspektimi | 1,003.00 |
Total | 111,073.00 |
Tabela 3 paraqet pagesat sipas kategorive:
Pagesat | Shuma (€) |
Rrogat mujore me orar të plotë | 787,337.00 |
Tatimi i ndaluar në të ardhurat personale | 24,365.00 |
Kontributi pensional-punëtori | 42,724.00 |
Kontributi pensional-punëdhënësi | 42,724.00 |
Shpenzimet e udhëtimit | 2,851.00 |
Shpenzimet komunale | 10,371.00 |
Shërbimet e telekomunikimit | 2,091.00 |
Shpenzimet për shërbime | 437.00 |
Blerja e mobilieve&paisjeve më pak se 1000 € | 595.00 |
Blerje tjera mallra&shërbime | 16,562.00 |
Derivatet&lëndët djegëse | 16,621.00 |
Shërbimet e regjistrimit&sigurimeve | 1,300.00 |
Mirëmbajtja | 3,791.00 |
Qiraja | 400 |
Shpenzimet e marketingut | 90 |
Shpenzimet e përfaqësimit | 90 |
Subvencionet | 4,640.00 |
Ndërtimi i rrugëve | 42,056.00 |
Total | 999,045.00 |
Nga 27 projektet kapitale të parapara me buxhet 2010, vetëm njëri prej tyre ka filluar.
Tabela 4: Investimet kapitale.
(Kliko mbi tabelë për lexim më të qartë)
Ky raport, është edhe një dëshmi shtesë se menaxhmenti aktual i komunës nuk e ka filluar në mënyrë të duhur qeverisjen e saj katër vjeçare dhe nuk dallon në asnjë aspekt nga qeverisja e kaluar.