Objekti i destinuar për rininë, po mplaket pa u ndërtuar

Një nga objektet më të kontestuara në Kosovë, ndërtimi i të cilit ka filluar para shumë viteve dhe përfundimi i punëve nuk duket askund, është “Palestra e Sportit” në Kamenicë.

I filluar të ndërtohet në mandatin e dytë qeverisës të z.Shaip Surdulli, i ndërprerë në gjysmë për shkak të keqpërdorimeve gjatë ndërtimit të tij (keqpërdorime të cilat raportohen edhe në Raportet e Auditorit Gjeneral), ishte premtuar që do të përfundohet në mandatin e z.Begzad Sinani, por punimet në këtë objekt ende nuk kanë përfunduar, madje as që kanë filluar.

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 2009, kryetari aktual pati premtuar se problemin e Palestrës së Sporteve do ta zgjidh që në vitin e parë të qeverisjes. Tani po i afrohemi fundit të vitit të parë të qeverisjes dhe me këtë objekt nuk ka ndodhë asgjë.

Në shumë komuna të Kosovës, objektet sportive kanë filluar të ndërtohen pas objektit në Kamenicë, dhe janë përfunduar shumë më parë. E deri sa komuna dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport të gjejnë fajtorin për keqpërdorimet në Palestrën e Sporteve, të rinjtë e Kamenicës duhet të vazhdojnë të luajnë futboll në asfalt. Kurse për sportet tjera, siç janë volejbolli, basketbolli dhe hendbolli, sporte për të cilat shumë të rinj të Kamenicës kanë treguar interesim dhe talent, nuk mund të zhvillohen për shkak të mungesës së kushteve.

Kurse, sot, po në këtë ditë më 23 shtator, festohet dita e rinisë në Kamenicë. Kësaj dite do ti bënte nderë një palestër sportive, dhe jo koncertet.

Një Përgjigje te Objekti i destinuar për rininë, po mplaket pa u ndërtuar

  1. Sportisti i Dardanës thotë:

    Se ka problem Dardana per koncerte dhe rini eshte discoteka sugarfree ku mbahen privat. Palestra e sportve ne Dardane qe ne fillim eshte didur se do te deshtoj se pari ndrimi i projektit , pagesa per projekt te ri zvogellimi i projektit. Me pas ndertimi i objektit sipas komisonit te formuar nga kuvendi komunal i ndertuar me materiajal jo te mir dhe nuk ka qendrushmeri , mbuloja e cila eshte ndertu ma von nuk eshte e qendrueshme kushteve klimatike dhe del nga kjo se ky objekt nuk i a vlen te perfundoj se nuk ka siguri.
    Kryetari i tanishem Shaip Surdulli eshte akuzuar per keqperdorim te mjeteve per kete projkt dhe nje kohe te gjate eshte marre prokurija me te dhe tani prap ai kryetar i cili kerkon mjete nga ministrija per ta permbyll keto marrina qe jane bere rregullimit te palestres sportive . Fajtori kryesor per kete gjendje te palestres sportive qendron pikerisht te Kryetari Surdulli dhe askund tjeter .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: