Për bllogun

Nëse ju nevojitet të dini më shumë për jetën publike në Komunën e Kamenicës, cili është ai burim nga i cili ju do të informoheshit? Mbulueshmëria e kësaj komune në mediat nacionale, elektronike apo të shkruara, është shumë e ulët. Radiot lokale nuk kanë sinjal jashtë kufijve komunal, madje sinjali i radiove lokale nuk arrin në të gjitha pjesët e territorit të Komunës. Kamenica nuk ka televizion lokal. Uebfaqja zyrtare e Komunës së Kamenicës ofron informata të pakta, dhe ajo shërben vetëm si burim zyrtar i Komunës.

Duke u nisur nga ky fakt, me këtë bllok kemi synuar që të mbushim këtë boshllëk të informacionit rreth komunës së Kamenicës. Bllogu është një model i ri i medias alternative në internet andaj është një mjet i fuqishëm i cili shërben për informim, monitorim dhe forum diskutimesh.

Përmbajtja

Në këtë bllog synojmë që të plasojmë informatat rreth komunës së Kamenicës, publikime periodike qeveritare dhe joqeveritare të cilat përmbajnë të dhëna për këtë komunë, aktivitete të përfaqësuesve komunal, monitorim të punës së Komunës, implementimin e investimeve kapitale, aktivitete e ndryshme në komunë, etj.

Kush mund ta përdor blogun

Ne synojmë që të shërbejmë si burim i besueshëm informacioni për aktivitetet në komunën e Kamenicës. Shpresojmë që blloku do të përdoret nga qytetarët e kësaj komune si dhe nga të interesuarit tjerë të cilët dëshirojnë të kuptojnë diçka më shumë rreth jetës publike në këtë komunë. Inkurajojmë dhe ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar që të kontribuojnë në këtë bllok me shkrimet dhe komentet e tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: