Shkurt për Kamenicën

Gjatë këtyre viteve të fundit, është tentuar shumë herë që kjo komunë të ndërroj emërtim. Fillimisht ishte propozuar emri Gurash, që është një përkthim i termit serb “kamenica”, kurse pas luftës ishte propozuar emri Dardana. Zyrtarisht qyteti emërtohet si Kamenica.

Kamenica përbën komunën më lindore të territorit të Kosovës. Edhe pse një komunë e vogël me numër të banorëve, Komuna e Kamenicës ka një territor të gjerë nën administrim. Kamenica ka 50,136 banorë, shifër që e rangon këtë komunë në vendin e 21 në krahasim me komunat tjera për nga numri i banorëve. Kamenica ka një sipërfaqe territoriale prej 523 km2, shifër që e rangon këtë komunë në vendin e pestë në krahasim me komunat tjera për nga madhësia territoriale (4.8% e territorit të Kosovës). Përveç territorit të gjerë, Kamenica ka edhe një numër të madh të fshatrave. Me 76 fshatra gjithsejtë, Kamenica radhitet e dyta në Kosovë, me numër të njejtë fshatrash sa ka edhe Komuna e Podujevës, dhe gjashtë më pak se Komuna e Gjakovës. Mirëpo, me decentralizim, territori i Komunës së Kamenicës do të zvogëlohet, pasi që 13 fshatra kalojnë me komunën e re të Ranillugut dhe 3 fshatra tjera kalojnë me Komunën e Novobërdës. Edhe pse kjo komunë kanë një kufi të përbashkët me Komunën e Prishtinës, rruga deri në kryeqytet për qytetarët e kësaj ane është më e gjatë. Për shkak të terrenit malor, e vetmja rrugë e kalueshme në të gjithë vitin është rruga magjistrale që lidh pikën doganore Dheu i Bardhë me Gjilanin. Pas vitit 1999 Kamenica është e njohur për një fakt, bashkëjetesa në mes komuniteteve ka qenë në nivel të lartë dhe gjatë këtyre dhjetë viteve janë shënuar shumë pak incidente ndëretnike, pasi që dihet që një përqindje e konsiderueshme e banorëve të kësaj komune janë të komunitetit serb.

Kamenica në shifra

Popullsia Gjithsej 50136
Shqiptarë 85%
Serbë 13%
Të tjerë 2%
Gjeografia Sipërfaqja (km2) 523
Numri i fshatrave 76
Shkollimi Pa shkollë/fillore e papërfunduar 19.51%
Fillore/e mesme e papërfunduar 35.01%
E mesme 37.16%
Shkollë e lartë 7.46%
Universitet 0.86%
Nr. i nxënësve 7945
Nr. i mësimdhënësve 540
Nr. i shkollave të mesme (me paralele të ndara) 4
Nr. i shkollave fillore (me paralele të ndara) 33
Nr. i çerdheve 1
Shëndetësia Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare 1
Qendra të Mjekësisë Familjare dhe punkte shëndetësore 34
Nr. i mjekëve 30
Papunësia Gjithsej 46.31%
Meshkuj 33.84%
Femra 66.20%
Të punësuar Fuqi punëtore (15-64 vjet) 30,583
Të punësuar në sektorin publik komunal 1,321
Buxheti 2009 Gjithsej (Euro) 5,362,470
Të hyrat vetanake të planifikuara (Euro) 440,000
Të hyrat tjera (Euro) 4,922,470
Shpenzimet e realizuara (2008)[1] Gjithsej (Euro) 4,544,409 (92%)
Shpenzimet kapitale (Euro) 476,086 (68%)
Shpenzimet tjera (Euro) 4,068,323 (96%)
Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2007 PDK 30.62%
AKR 22.00%
LDD 18.07%
LDK 14.01%
AAK 11.79%
ORA 2.09%
Tjera 1.43%
Kryetarët e Komunës 2000-2009 2000-2002: Shaip Surdulli (LDK)

2002-2007: Shaip Surdulli (LDK)

2007-2009: Begzad Sinani (PDK)

Marë nga:http://institutigap.org/repository/docs/Kamenica-raporti_komunal.pdf

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: